Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë. Marrëveshjen e arritur në parim e njoftoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila shpjegoise projekti i qeverisë daneze synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve që është rritur për 19 për qind që nga viti 2015. Ajo tha se numri i të burgosurve në Danimarkë ka arritur në më shumë se 4 mijë në fillim të këtij viti. Haxhiu tha se marrëveshja është fitimprurëse për Kosoven.