Parlamenti danez përgatitet të përcaktojë me ligj një moshë minimale ligjore për përdorimin e mediave sociale. Qeveria në Kopenhagen është pajtuar edhe me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament që si kufi të vendoset mosha 15 vjec, poshtë të cilës të mos lejohet përdorimi i platformave të caktuara sociale, edhe pse prindërvedo t'u jepet mundësia që t'u lejojnë fëmijëve të tyre të regjistrohen në këto rrjete që në moshën 13 vjeç.