Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri qëndroi për gjashtë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, por ende nuk dihet arsyeja se përse u thirr nga prokurorët. Pasi doli nga godina e qelqtë, rreth orës 15:36, në një deklaratë të shkurtër për mediat, deputeti socialist nuk pranoi të tregojë për çfarë u pyet, pasi sipas tij “është sekret hetimor”.