Top Channel/Dalin pamjet,momenti kur helikopteri i presidentit kolumbian qëllohet me plumba nga toka
30/06/2021 09:18

Pamje të publikuara nga mediat e huaja treguan momentin kur një helikopter ushtarak që transportonte presidentin kolumbian Iván Duque u qëllua me armë zjarri nga toka në një përpjekje të dështuar për rrëzimin e tij. Ngjarja ndodhi kur helikopteri po fluturonte mbi një qytet pranë kufirit me Venezuelën. Drejt mjetit u lëshuan dhjetëra plumba, disa nga të cilët dhe e kanë goditur. Megjithatë, piloti arriti ta ulte helikopterin në mënyrë të sigurt në Aeroportin Camilo Daza në Cúcuta. Duque shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas. Asnjeri nga personat në bord nuk u lëndua. Ministri i mbrojtjes deklaroi më vonë se pas përpjekjes për të rrëzuar mjetin ku udhëtonte presidenti mund të qëndrojë Ushtria Nacionalçlirimtare – grupi më i madh rebel në vend, në bashkëpunim me disidentët e Frontit 33 të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), por edhe trafikantëve të drogës që janë mjaft aktivë në këtë zonë.

Edicioni Informativ, 7 Nëntor 2026, Ora 00:00
07/11 09:25
Live me Luizin – Episodi 5 – 6 nëntor 2026
06/11 21:30
Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 19:30
06/11 20:23
Blerimi ngre në ajër Erën, takimi më romantik i Për’puthen! Episodi i plotë, 6 nëntor 2026
06/11 19:30
Suedia rikthen shkrimin me dorë! Jo kompjuterave dhe mësimit në tablet!- Ftesë në 5, Pjesa 2
06/11 18:15
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 15:00
06/11 15:49
Trazohen ujërat në PS! Rama mbledh urgjent socialistët, kërcënimi Veliaj dhe lufta për pushtet!
06/11 15:25
Promo | “Big Brother VIP Albania”, së shpejti në Top Channel!
06/11 14:11
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 12:00
06/11 13:03
Si ndikon data e lindjes te burrat/ Gra, ja disa këshilla që do ndryshojë raportin tuaj
06/11 11:42
Wake Up – Emisioni i Plotë, 6 Nëntor 2026
06/11 11:29
Edicioni Informativ, 6 Nëntor 2026, Ora 00:00
06/11 09:20
Si i përgjigjet Rama letrave të Veliajt nga burgu? BE ‘djeg’ Ballukun! PS gati për ndryshime
05/11 23:31
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Edicioni Informativ, 5 Nëntor 2026, Ora 19:30
05/11 20:16
Termet në Për’puthen! Del audio-skandali, Anën e zë ankthi dhe largohet nga studio – Episodi i plotë
05/11 19:30
Takimi i Papës & Bob Dylan! Cila ishte simbolika e veshjes?- Ftesë në 5
05/11 18:10
Nis BIG BROTHER VIP ALBANIA! Ja data që pritet të ndezë audiencën!- Ftesë në 5
05/11 18:02
Bulqizë/ Horror në familje! Babai u zhduk, arma zbulon krimin makabër të nënë e bir!- Shqipëria Live
05/11 16:07