Top Channel/ Dalin pamjet, si u dhunua shefi i Krimeve në Sarandë, arrestohen autorët
16/08/2026 19:45

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Butrinti” në Sarandë ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin me disa persona të tjerë. Në atë moment, Shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli, ka ndaluar me automjetin e tij dhe ka ndërhyrë për të ndarë personat që po konfliktoheshin. Gjatë ndërhyrjes, ai është goditur me grusht nga një prej personave të përfshirë në konflikt. I kontaktuar nga Top Channel, Bakalli tha se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndodhet në punë dhe nuk ka pësuar plagë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e “Shqiponjave” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë. Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar Marjo Katiraj, 35 vjeç, administrator i lokalit, Elgent Ndoj, 38 vjeç, Faik Hoxha, 35 vjeç, Indrit Cullhaj, 34 vjeç, Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç, taksist. Ndërkohë, Pjetër Doçi, 28 vjeç, roje sigurie, është shpallur në kërkim. Por përplasja ka sjellë edhe masa ndaj dy punonjësve të Policisë. Drejtorii Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Armando Shehit, efektiv i Repartit “RESI”, dhe Andon Binakut, efektiv i RENEA-s. Sipas Policisë, dy efektivët ishin të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe nuk kanë njoftuar Policinë për përplasjen. Për ta ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Ndërkohë, Top Channel disponon pamje nga momenti i shoqërimit të një prej personave të ndaluar, ku duket një përplasje fizike mes efektivëve dhe të ndaluarit. Pamjet do të verifikohen në kuadër të hetimit. Prokuroria e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22