Top Channel/ Dalin pamjet, momenti kur lirohen 3 policët e Kosovës
26/06/2023 21:56

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Kosovë. Autoritetet kosovare i kanë pritur tre policët e liruar nga paraburgimi në Serbi në pikën e kalimit në Merdarë për të bërë më pas transportimin e tyre drejt Kosovës. Më 14 qershor Prishtina akuzoi Serbinë se 3 policët i rrëmbeu brenda territorit të saj, ndërkohë që Beogradi ngulte këmbë se kishin hyrë në territorin e tyre. Thirrjet e ndërkombëtarëve por edhe ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama, siç thonë burime në Bruksel dhanë këtë rezultat. Para se të dorëzoheshin në kufi, tre policët dolën përpara gjykatës së Kralevës, e cila vendosi që ata ta organizojnë mbrojtjen e tyre në gjendje të lirë. Ndërsa pas mbërritjes në Kosovë, tre policët u pritën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se ky rast është i montuar dhe Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj. Më herët, burime nga Brukseli pohuan se kryeministri Rama ishte në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët. jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandar Vucic duke e pohuar edhe publikisht se cdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vucicit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën. Orban njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb dhe mësohet se ai është nxitur nga Rama për t`u bërë pjesë e negocjiimit me Vucicin. Lirimi i tre policëve duket se do të luajë rol edhe në çtensimin e situatës së krijuar sëfundmi mes Kosoves e Serbisë pas tensioneve në veri, që arritën kulmin me përplasjet në fund të majit ku u lënduan edhe 30 policë të KFOR-it.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29