Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin francez 20-vjeçar. 29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi, u arrestua në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.