Top Channel/ Dalin pamjet! Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, përgatit hakmarrjen
31/07/2024 22:52

Hezbollahu publikoi të mërkurën pamjet çastet e fundit të komandantit të lartë Fuad Shukr, që u vra në një sulm izraelit në jug të Bejrutit, duke konfirmuar vdekjen e tij. Sikurse vetë ushtria izraelite pohoi, avionët e saj luftarakë "eliminuan" Shukr në zonën e Bejrutit, pasi e akuzoi atë si përgjegjës për një sulm me raketa në lartësitë e aneksuara të Golanit. Trupi i komandantit u gjet në rrënoja dhe do të varroset këtë të enjte, në një ceremoni ku pritet të flasë udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Shukr "u martirizua në rrugën për në Jerusalem", tha Hezbollah, duke përdorur një frazë që iu referohet luftëtarëve të vrarë nga Izraeli dhe e përshkroi atë si një nga "simbolet kryesore të rezistencës" kundër Izraelit. Bastisja e së martës në periferinë e Bejrutit, një bastion i Hezbollahut, vrau gjithashtu pesë civilë, tre gra dhe dy fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit. Ai u pasua nga një sulm tjetër herët të mërkurën në Teheran, i cili vrau liderin politik të Hamasit, aleatin e Hezbollahut, Ismail Haniyeh, duke nxitur më tej frikën se lufta në Gaza mund të përhapet. Shqetësimi tani, thonë analistët, është përgjigja e Iranit, teksa tensionet janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mendohet se Irani tani mund të lëshojë një sulm të një lloji të ngjashëm ndaj Izraelit. Teherani gjithashtu mund t’u kërkojë milicive të tij në rajon që të shtojnë sulmet e tyre, raporton BBC.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50