Një konflikt i çastit në Shkodër për pak sa nuk është shndërruar në një ngjarje me pasoja shumë më të rënda. 32-vjeçari Vildan Kepeca mbeti i plagosur me thikë në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.Sipas burimeve hetimore, ai ishte duke pritur në radhë për të marrë shërbimin mjekësor, kur eshte konfliktuwr me 53-vjeçari Agron Mehmeti. Pas përplasjes verbale, 53-vjeçari ka thirrur djalin e tij, 18-vjeçarin Arvin Fregjaj. Ky i fundit ka mbërritur në Poliklinikë me një thikë dhe, sipas hetimeve, së bashku me të atin kanë sulmuar VildanKepecen, duke e goditur me mjet prerës.