Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Selenicë lidhur me reformën territoriale. Në mbyllje të takimit, Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, tha se ky takim i sotëm nuk ishte për të marrë vendime, por për të dëgjuar dhe kuptuar atë që propozimi për reformën territoriale ka në thelb.