Hapësirat e ngushta të kamionëve ku emigrantët shqiptarë janë të detyruar të fshihen kur hyjnë ilegalisht në Britani u diktuan pasi një bandë prej shtatë personash ra në prangat e policisë së Mbretërisë së Bashkuar. Grupi kriminal, thotë Daily Mail, trafikonte ilegalisht shqiptarë në Britani, duke shfrytëzuar individë që kërkonin mundësi më të mira ekonomike.