Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të mos e vonojë vizitën e tij në Kinë, por ta mbajë atë vetëm pak ditë pas ndalesës që pati atje shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Kremlini njoftoi se vizita dy ditore e Putinit do të nisë në 19 maj. Lideri rus, sipas të njëjtit njoftim, do të diskutojë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, mënyrat për të forcuar më tej partneritetin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin strategjik mes Moskës dhe Pekinit.