Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era e fortë kanë riaktivizuar vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit, në Tiranë. Dhjetëra zjarrfikës, efektivë të ushtrisë dhe dy helikopterë po punojnë në terren për izolimin e flakëve. Zjarri vijon të përhapet prej ditësh edhe në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja. Për shuarjen e flakëve, po ndërhyhet me dhjetëra forca të emergjencave nga toka dhe ajri. Aktive mbetet gjithashtu vatra në Kroi i Madh, Krujë, ku po punohet me 2 automjete zjarrfikëse dhe situata është drejt normalizimit dhe shuarjes së plotë.