Top Channel/ Daja akuzohet për përdhunim, Zegjine Caushi: Do martoheshin
15/09/2026 22:46

Deputetja socialiste Zegjine Caushi ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Roskovec, ku daja i saj, Bledar Bakaj, akuzohet se ka dhunuar dhe ka mbajtur peng për 45 ditë një 34-vjeçare, e më pas ka plagosur edhe babanë e saj. Caushi ka publikuar një foto të Bakajt me 34-vjeçaren dhe tregon se i ka takuar rastësisht në fillim të qershorit. Megjithëse mediat janë përpjekur të mos publikojnë identitetin e gruas së dhunuar, ligjvënësja Zegjine Caushi nuk e ka marrë në konsideratë se ajo konsiderohet viktimë e dhunës, por ka publikuar foto si dhe emrin e plotë të 34-vjeçares, pa marrë parasysh pasojat për të dhe familjen. Sipas deputetes, gruaja e dhunuar dhe daja i saj i kanë thënë se kishin vendosur të martoheshin, pavarësisht kundërshtimit të babait të 34-vjeçares. “Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar. Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat. Për pjesën tjetër, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre” Caushi shton se ky rasti të trajtohet me seriozitet, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15