Top Channel/ Ç’po ndodh në Korenë e Jugut, inspektim linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
30/12/2024 21:26

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një inspektim urgjent mbi sigurinë e të gjitha linjave ajrore të vendit. Vendimi vjen ndërsa vazhdon puna për të identifikuar viktimat, si edhe për të zbuluar se çfarë e shkaktoi katastrofën më vdekjeprurëse ajrore që ka prekur Korenë e Jugut. Si pasojë e aksidentit të rëndë, humbën jetën 179 persona, 175 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Vetëm dy persona, anëtarë të ekuipazhit arritën t’i mbijetojnë aksidentit. Avioni Boeing bëri një ulje emergjente në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Muan. Pamjet filmike treguan mjetin fluturues duke rrëshqitur me shpejtësi në pistë, ai përplaset më pas me një mur betoni e shpërthen në flakë. Prioritet për momentin është identifikimi i viktimave, mbështetja e familjeve të tyre dhe trajtimi i dy të mbijetuarve, tha zoti Choi në një takim mbi menaxhimin e fatkeqësive në Seul. “Edhe para se të dalin rezultatet përfundimtare, ne do të kërkojmë që zyrtarët të bëjnë transparencë mbi procesin e hetimit dhe të informojnë menjëherë familjet e viktimave”, tha ai. Ministria e Transportit njoftoi planet për të kryer një inspektim të posaçëm të 101 avionëve ‘Boeing 737-800’ që operohen nga linjat ajrore të Koresë së Jugut duke filluar nga dita e hënë, duke u përqendruar tek mirëmbajtja e tyre. Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e së dielës. Hetuesit po shqyrtojnë nëse përplasja me një tufë zogjsh ishte arsyeja se piloti humbi kontrollin e avionit. Piloti kishte njoftuar se avioni ishte përplasur me shpendë dhe incidenti u shpalos disa minuta ndërsa edhe kulla e kontrollit e aeroportit kishte lëshuar një paralajmërim mbi rrezikun e përplasjes me shpendë. Mbetet gjithashtu e paqartë se pse nuk ishin aktivizuar rrotat e uljes së avionit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një grup hetuesish për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit dhe përplasjes së tij me një mur betoni.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45