Top Channel/ Ç’po ndodh? Ish-kreu i CIA që urdhëroi vrasjen e Bin Laden paralajmëron Trump dhe Putin
23/08/2024 20:13

Leon Panetta, i cili ka qenë për dy vjet drejtor i CIA-s me administratën Obama, ka dhënë së fundmi një paralajmërim të vrazhdë për Donald Trump gjatë konventës kombëtare demokrate në SHBA. Duke folur në mbështetje të kandidaturës së Kamala Harris, Panetta u tha demokratëve për Trump se ai “i garanton diktatorëve se mund të bëjnë ç’të duan, për sa kohë mbështesin politikat e tij”. Në fjalimin e djeshëm në konventën demokrate në Chicago, Panetta bëri një përshkrim të vrazhdë për kandidatin republikan duke thëne se nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë “ai do të braktisë aleatët tanë dhe do të lërë Amerikën të izoluar”. Ai shtoi se Trump i thotë figurave si Putin, se mund të bëjnë ç’të duan, për sa kohë ai vetë nuk preket”. 86-vjeçari që ka qenë gjithashtu sekretar i mbrojtjes në vitet 2011 deri në 2013 i kujtonte zyrtarëve për eliminimin e Bin Laden, shkruan rrjeti Express. “Unë i pashë në sy luftëtarët dhe i nisa në betejë. Dhashë urdhrin të nisen forcat speciale me dy helikopterë 200 km thellë në Abbottabad (Pakistan) dhe para se të vinte agimi Osama Bin Laden kishte vdekur. Para se Kamala Harris ë pranonte zyrtarisht nominimin si kandidate e partisë, Panetta tha në fjalimin e tij: “Luftëtarët kanë nevojë për një lider gjakftohtë që të mbrojë demokracinë nga tiranët e nga terroristët, prandaj kemi nevojë për Kamala Harris.” Ai foli gjithashtu për karrierën politike të kandidates, përfshi dhe rolin e saj në komisionin e inteligjencës së Senatit të SHBA, dhe atë si zv. presidente. Teksa vlerësonte kontaktet diplomatike të Harris’ me krerët e qeverive të huaja, ai vinte në lojë Trump: “Trump mund të braktisë aleatët tanë me qëllim të heqë dorë nga Amerika. Ne e kemi provuar dhe më parë ktë deh është akoma më e rrezikshme sot”

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58