Nënvarianti i ri i koronavirusit që dominon në SHBA dhe quhet “Kraken” është i pranishëm dhe në Greqi. Organizmi Kombëtar i Shëndetit ka konfirmuar praninë e këtij nënvarianti që është përhapur me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit zyrtar javor të Infeksioneve Respiratore Epidemiologjike referohen 6 rastet e para me nënvariantin e ri. Në raport thuhet se rastet e koronavirusit për javën e kaluar 02-08 janar janë në rritje, ashtu sikurse edhe numri i shtrimeve në spitale.