Mbyllja për shkak të Covidit bëri që shumë të besonin se do të kishte një boom lindjesh. Por nuk ka rezultuar kështu. E sapo kthyer nga një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara gjinekologe Enriketa Kroi thotë se edhe kolegët amerikanë ndanin mendimin, se ka një trend në rënie të shtatzanive dhe lindjeve këtë vitin e fundit.