Rastet me covid në muajin Mars pritet të jenë sporadike. Këtë e konfirmon drejtori i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj teksa i referohet thirrjeve ditore për ndihmë në kushte shtëpie, numrit të rasteve të infektuar por dhe atyre që kanë nevojë për tu shtruar në spital.