Top Channel/ “Çopjat vodhën 10 mln euro në Rinas”, SPAK jep detaje të reja për dy vëllezërit
01/08/2024 19:23

Jo vetëm trafik droge, por edhe vjedhje me armë. SPAK thotë se dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja janë autorë edhe të grabitjes së ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” më 9 prill 2019 ku u grabitën 10 milionë euro. Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar një ditë më parë, (31 korrik 2024) vijim i operacionit "Plumbi i Artë" ndërmarrë në disa qytete të vendit. Gjithashtu zbardhet aktiviteti i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan, nga krijimi në 2006, eliminimi i kundërshtarëve në 2018 për të sunduar trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë dhe më pas investimet e parave të krimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Dhjetëra pasuri të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja janë sekuestruar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas SPAK, janë sekuestruar 42 pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe katër llogari bankare. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është sekuestruar një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin. Në kuadër të këtij operacioni me kërkesë të SPAK më 29 korrik 2024 GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar masat e sigurisë për 13 shtetas ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë. Aksioni ku u përfshinë dhjetëra forca policie është episodi i dytë i plumbit të artë, çelur dy vjet më parë dhe që me dëshminë e Nuredin Dumanit u kthye në një nga çelësat për të hapur kutitë e krimit. Por rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda ne aplikacione si edhe ky i “plumbit të artë dy”, duke zbuluar emra bashkëpuntorësh të tjerë për 6 vrasje. Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, vrasja e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit. Në listën e gjatë të të ëkrkuarve rikthehen Talo Cela Hajdar Çopja dhe vëllezërit, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie , Martin Musaj ish zyrtar I burgjeve që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë. Edhe shefi I krimeve të Durrësit Agustin Cinari dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale

Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45