Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau Certifikatat e Mirënjohjes së Qytetit për institucionet që u angazhuan për mbarëvajtjen e Conference League. Në fjalën përshëndetëse, Veliaj shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që punuan me përkushtim që gjithçka të shkonte mbare. Ai theksoi se çdo qytetar i Tiranës meriton një falënderim për sjelljen e treguar në mikpritjen e finales së këtij kompeticioni të madh.