Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore. Gjatë seancës, avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi, ndërsa deputetët Klevis Balliu dhe Tedi Blushi kanë kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve që ishin jashtë dyerve të gjykatës në procesin gjyqësor.