Çmimi “Poeti Laureat” është vlerësimi më i lartë profesional që i jepet një shkrimtari me kontribut të spikatur në fushën e poezisë. Procedurat e përzgjedhjes së kandidatit për këtë titull variojnë nga vendi në vend, por funksioni i tij është kudo i njëjtë: ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e leximit dhe shkrimit të poezisë. Pas mandatit tre vjeçar të Rudolf Markut, përgjatë tetorit të librit do të përzgjidhet poeti i ri laureat.