Sezoni i verës ka sjellë edhe çmime më të ulëta të naftës në pompat e benzinatës. Gjatë gushtit atëherë kur edhe sezoni veror është në pikun e tij, tregtarët më të mëdhenj me shumicë në vend po e tregtojnë naftën në nivelin e 179 lekëve, ndërsa në të njëjtin nivel është edhe benzina.