Top Channel/ Çmimi i naftës nis të ulet/ Nga 260 lekë që shkoi një ditë më parë, zbret në 243 lekë
10/03/2022 21:29

Në Shqipëri tregu i karburanteve po has në luhatje të vazhdueshme. Çmimet në tabela kanë rënë me 15 lekë/litër nga niveli rekord i 260 lekëve dhe kjo duket se vjen si reflektim nga bursat. Në tregjet ndërkombëtare një fuçi nafte e papërpunuar ka arritur vlerën 110 dollarë nga 140 me të cilën arritën kulmin mes tensioneve të luftës në Ukrainë. Kjo ulje e menjëhershme në bursa vjen pas deklaratës së Emirateve të Bashkuara se do të shtojnë furnizimet e naftës në tregun ndërkombëtar, për të kompensuar fuçitë që la Berisha. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se për tregun e hidrokarbureve që në datën 25 shkurt ,kur çmimet qëndronin në nivelin e 192 lekëve ka nisur një hetim paraprak për të vlerësuar nëse pikat e karburanteve kanë rritur në mënyrë të koordinuar çmimet. Në deklaratën e saj AK thekson se nuk mund të ndërhyjnë dot për të ulur çmimet dhe si institucion ligji i ka dhënë kompetenca vetëm për të hetuar nëse tregu është me konkurrencë të lirë apo oligopol, ku kompanitë bashkëpunojnë në mënyrë të fshehtë me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet. Në lidhje ndryshimet e befta të çmimit, Shoqata e Hidrokarbureve Shqiptare është shprehur se zhdoganimi i rezervave të sigurisë që mbahen sipas ligjit bëhen me çmimet e bursës dhe prandaj kjo reflektohet menjëherë në pikat e benzinatave. Hetimet sipas Autoritetit për tregun e hidrokarbureve bëhet për periudhën nga 1 janari deri në 25 shkurt, ndërsa do të duhen edhe disa muaj përpara se të dilet në konkluzione. Duhet rikujtuar se Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një vendim që u kontestua ashpër edhe nga deputetë sa i përket hetimit për tregun e miellit, ku pas hetimeve disa vjeçare vendosi se nuk kishin kryer shkelje në veprimtarinë e tyre.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14