Një luftë kudo në botë, sipas perceptimit të tregjeve ndërkombëtare është luftë në çdo vend. Në këtë mënyrë shpërthimi i luftës në Ukrainë sipas ekspertëve menjëherë i çon tregjet në panik, ndërsa çmimet absurde nuk po kursejnë asnjë vend. Në Amerikë çmimi i një galloni nafte arriti në nivelin rekord të 6 dollarëve, në Britani në rekordin e mbi 1.7 paundëve. Këto vende janë prekur edhe pse Amerika importon vetëm 2% naftë dhe gaz rus, ndërsa Anglia vetëm 6% sipas BBC, nivele gati të papërfillshme.