Nafta ka arritur në nivele rekord në tregun vendas. Me vendimin e ri të Bordit të Transparencës çmimi i naftës arriti në 258 lekë duke u rritur me 10 lekë më shumë. Çmimi i ri do të reflektohet nga pasditja e të mërkurës në pikat e karburanteve. Me këtë çmim i afrohet nivelit prej 260 lekë litri që arriti në fillim të marsit, kur u shtrenjtua me 30 lekë brenda natës.