Top Channel/ “Çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë”, ministri izraelit takohet me Blinken
16/10/2023 23:19

Shtetet e Bashkuara presin rihapjen e një pike kalimi kufitar mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare, por nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, u rikthye në Izrael, pas turit në Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt në kuadër të përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon. Blinken u prit nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit të cilit i tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për t’u siguruar që ndihmat të mbërrijnë në Gazë, në mbështetje të atyre që kanë nevojë. “Secili prej partnerëve ndan të njëjtën pikëpamje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, ruajtjen e jetëve të pafajshme dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë në Gazë”, tha Blinken Ministri i Mbrojtjes së Israelit, Yoav Gallant tha se Izraeli do nisë “një fushatë të gjatë por të suksesshme kundër militantëve të Hamasit. "Kjo do të jetë një luftë e gjatë, çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë -- për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat në të cilat besojnë të dy vendet. Sekretari amerikan rikonfirmoi sakaq edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar Izraelit ndihmën e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj. Ndërkohë që gjatë takimit në Kajro me presidentin e Egjiptit, Sekretari Blinken tha se është me shumë rëndësi mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën për t’u mbrojtur. Ndërsa më shumë se 1 milionë palestinezë mund të largohen për shkak të rrezikut nga konflikti, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar thirrjet për mbrojtjen e të pafajshmëve.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43