Top Channel/ Çmimet ulën importet/ Në mars u importua me pak, materiale ndërtimi dhe naftë
03/05/2022 19:42

Çmimet e rritura po japin shenjat e para të ngadalësimit të konsumit të vend. Pas një rritje të fortë të sasisë së mallrave të importuar në dy muajt e parë të vitit, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në muajin Mars vendi ynë ka importuar 7400 ton më pak naftë dhe 418 ton më pak kafe. Në këto kushte, doganat po mbledhin më pak të ardhura nga akciza kundrejt planit të parashikuar për vitin 2022.