Top Channel/ Çmimet e naftës në nivelin më të lartë në pesë muaj… pritet rritje e mëtejshme
02/09/2023 22:35

Presioni i çmimeve të hidrokarbureve nga tregjet ndërkombëtare po reflektohet edhe në vendin tonë. Çmimi i naftës në tregtuesit më të mëdhenj me pakicë në vend ka arritur në 197 - 199 lekë, ndërsa i njëjti nivel është shënuar dhe për benzinën. Çmimet janë në nivelin më të lartë në pesë muaj. Edhe në bursa çmimi ka arritur në mesatarisht 930 dollarë për ton, nga 670 dollarë mes marsit dhe korrikut. Media presitgjioze amerikane Reuters ka kryer një sondazh për pritshmëritë mbi çmimet e naftës në muajt e ardhshëm të vitit. Sipas mendimit të 37 ekonomistëve dhe analistëve, ulja e prodhimit nga ana e OPEC+ do të sjellë mungesa në tregje globale dhe si rrjedhojë çmimet do të rriten. Ulja e prodhimit nuk kompenson as kërkesën e dobësuar nga Kina përcakton analiza e tyre, ndërsa konsensusi është që nafta e papërpunuar Brent do të arrijë çmimin mesatar 82.45 dollarë për fuçi në 2023-in, nga 81.95$ në analizën e mëparshme. Më e fortë rritja e çmimeve do jetë gjatë tremujorit të katërt. Shumica e analistëve të pyetur nga Reuters presin që eksportuesi kryesor Arabia Saudite të zgjasë shkurtimin vullnetar të furnizimit me 1 milion fuçi në ditë, që është shtesë e shkurtimeve të vendosura nga grupi më i gjerë OPEC+ udhëhequr nga Rusia.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00