Pas valës së rritjeve të çmimeve të shportës për festat e fundvitit, një tjetër rritje e papritur edhe më e madhe në pranverë. Atëherë kur mendohej se çmimet do të normalizohen pasi nisin prodhimet e serave, ndodhi krejt e kundërta. Qytetarët me të ardhura mesatare e sidomos pensionistët po limitohen vetëm me ushqimet bazike, duke hequr dorë nga shumë të tjera që janë të papërballueshme. Tashmë tavolina e një familje mesatare është thjesht një tavolinë mbijetese.