Top Channel/ Çmim tavan për naftën ruse, BE kërkon të fikë ‘motorin’ e luftës së Kremlinit
05/12/2022 21:46

Duke filluar nga kjo e hënë ka hyrë në fuqi një embargo e Bashkimit Evropian për naftën ruse, duke vendosur një kufi çmimi prej 60 dollarë për fuçi për eksportet ruse në vendet e tjera të vendosura nga grupi i G7 dhe BE. "U desh një kohë e gjatë për të arritur këtu - por kjo është padyshim një nga përgjigjet më të forta ndaj luftës së Putinit në Ukrainë," shkroi në Tëitter Simone Tagliapietra, një eksperte e politikave energjetike në Bruksel. Udhëheqësit perëndimorë janë tani duke ecur në një vijë të hollë mes përpjekjes për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe parandalimin e një mungese të produktit që do të shkaktonte një rritje të çmimeve dhe do të përkeqësonte inflacionin që mundon ekonomitë në mbarë botën. Nga ana tjetër Rusia ka thënë se nuk do t'u shesë naftë vendeve që respektojnë kufirin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i pyetur se si kufizimi i çmimit të naftës mund të ndikojë në luftë, tha: "Ekonomia ruse ka potencialin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht të gjitha nevojat dhe kërkesat brenda kuadrit të operacionit special ushtarak, dhe masa të tilla nuk do të ndikojnë në këtë gjë.” SHBA, BE dhe vendet aleate e kanë goditur Rusinë me një mori sanksionesh që synojnë transaksionet bankare dhe financiare, importet e teknologjisë dhe individët e lidhur me regjimin dhe vendimi i fundit mbi naftën konsiderohet si një nga masat më të forta. Nafta ka qenë një nga burimet kryesore të fitimeve ruse që nga zbulimi i naftës dhe gazit në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore. Kufizimi i çmimit do të rishikohet nga BE dhe G7-a çdo dy muaj. Pamjet: AFP

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36