Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04/2026 19:49

Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cilësisë, por është çmimi ai që po mban këtë produkt larg tryezës. 1 kg domate te fermerët po merret me 250 lekë/kg, por nëse kjo domate vjen në Tiranë, udhëtimi i saj do t’i kushtojë konsumatorit 100 lekë/kg. “1 kg domate po e shes 250 lekë edhe mua më vjen turp, pasi është çmim shumë i shtrenjtë, por kemi shumë kosto këtë dhe jemi në kushte ekstreme edhe ne si fermer”, tha fermeri Qerim Elezi. Rendimenti në serën e Qerim Elezit këtë vit është përgjysmuar dhe fajin për këtë e kanë ndryshimet ekstreme të kushteve klimatike. “Me 2 dynym tokë që kam me këtë lloj domate duhet të merrja të paktën tek 200 kuintal, ndërsa tani nuk e di nëse do t’i kap dot me 50 kuintal, pra jam 150 kuintal minus. Ndryshimet klimatike, mungesa e diellit në nëntor çoi bimën në kalbëzim dhe nuk lidh kokrrën”, tha fermeri Qerim Elezi. Sipas bujkut nga fshati Hardhi i Belshit, ka disa arsye se përse vlera e domates kapërceu në këto shifra, e para është ndryshimi i klimës dhe e dyta përmbytjet e nëntorit në fshatrat e Beratit dhe të Dimalit, si Samatica dhe Drenovica, që ndryshe njihen si zona e serave; në këtë sezon të parë bujqësor nuk do të prodhojnë sepse bimët e tyre u kalbën nga uji. Kjo situatë bën që në treg të mungojë produkti i domates, por efekti nuk përfundon këtu sepse ne duhet të përgatitemi ta shtrojmë tryezën me domate dhe perime importi që nuk kanë as shijen dhe aromën e prodhimit tonë.

Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07