Gazetari dhe realizuesi i ciklit “Gjurme Shqiptare” në Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim te veçantë mirënjohje nga Komuna e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut. Ceremonia ka qenë pjesë e festimeve të organizuara me rastin e 28 nëntorit në këtë komunë të jetuar plotësisht nga shqiptarët.