Top Channel/ “Çmenduri”! Irani reagon pas propozimit të Trump për palestinezët në Gaza: Dëboni…
28/01/2025 22:31

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Izraeli dhe SHBA do të ishin “të çmendur” nëse do sulmonin objektet bërthamore të Iranit, duke shtuar se do të ishte një katastrofë për rajonin. Paralajmërimi nga ministri i Jashtë iranian ishte i pari që nga inaugurimi i ‘armikut’ të tyre më të madh, Donald Trump. Abbas Araghchi u tall gjithashtu me presidentin amerikan për propozimin e një “pastrimi” të palestinezëve nga Gaza. Kryediplomati iranian sugjeroi në vend të kësaj që izraelitët të dërgoheshin në Groenlandë. “Ne e kemi bërë të qartë se çdo sulm ndaj objekteve tona bërthamore do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe vendimtare. Por unë nuk mendoj se ata do ta bëjnë diçka kaq të çmendur. Kjo është me të vërtetë çmenduri. Dhe kjo do ishte një katastrofë për rajonin”, tha ai. Në mandatin e tij të parë në detyrë, Trump hoqi dorë nga mbështetja e Amerikës për një marrëveshje të negociuar ndërkombëtarisht mbi programin e armëve bërthamore të Iranit. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime civile dhe paqësore. Megjithatë, që kur Trump hoqi dorë nga marrëveshja, Irani i është rikthyer pasurimit të rezervave të uranium që nuk kanë qëllim tjetër përveç ndërtimit të një arme bërthamore, sipas Perëndimit. Trump ka lënë të kuptohet se do të preferonte një zgjidhje diplomatike, duke thënë se një marrëveshje e re me Iranin do të ishte zgjidhja më e mirë. Por Araghchi tha se megjithëse ishte i përgatitur të dëgjonte Presidentin Trump, do të duhej shumë më tepër se kaq që Irani të bindet se duhet të fillojë negociatat me SHBA-në drejt një marrëveshjeje të re, duke pasur parasysh atë që ndodhi me të parën.

Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19