Patatet e skuqura, të lira e praktike, janë kthyer në element kryesor për kuzhinat e familjeve libaneze, por këtë radhë, për muajin e shenjtë të Ramazanit, ato ashtu si dhe ushqime të tjerë të rëndësishme, rrezikojnë të mbeten jashtë tryezës festive. Arsyeja është rritja e ndjeshme e cmimit të vajit të lulediellit për shkak të luftës në Ukrainë.