Kryeministri Edi Rama njoftoi në Forumin e Inovacionit nevojën për një mekanizëm të ri shtetëror në lidhje me të dhënat digjitale që të funksionojë në rang vendi. Për kreun e qeverisë dinamika e sektorit teknologjik i vë para përgjegjësisë për rritjen e shpejtësisë, sigurisë dhe saktësisë së shërbimeve.