Në kuadër të vizitës në Shqipëri të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, policia njofton se ka marrë një sërë masash duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.