Ministrja e Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar, Jenny Chapman tha për BBC-në se Izraeli po “përdor urinë si armë lufte” në Gaza. Duke folur pwr BBC në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, ministrja tha se Izraeli “po ndalonte ushqimin me qëllim që t’i detyronte njerëzit të shpërnguleshin”. “Kjo nuk është diçka që Mbretëria e Bashkuar, ose ndonjë nga qeveritë tona partnere, mund të qëndrojë duarkryq dhe ta lejojë të ndodhë”, tha ajo. Chapman tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kishte një “mesazh shumë të qartë për Izraelin: ata nuk duhet ta bëjnë këtë”.