Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u shfaq me sukses komedia “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit. Një çift në skenë dhe në jetë, aktorët Romir Zalla dhe Suela Bako sollën para publikut sfidat e një çifti të hapur, gati në shqyerje, një nga veprat më të njohura të shkruar nga nobelisti Dario Fo dhe gruaja e tij Franka Rame.