Këtë të mërkurë në Kosovë mbërrin këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin . Në Kosovë siҫ njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet do të takojë “zyrtarët e lartë qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.