Në programin kombëtar të kontrollit shëndetësor bazë, do të ketë ndryshime të rëndësishme. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala njoftoi vendimin e ri të qeverisë, shërbimet e Check-Up dhe dializës do të kalojnë në administrimin e shtetit dhe do të ofrohen drejtpërdrejt nga institucionet publike. Gjithashtu hiqet kufiri maksimal i moshës për përfitimin e shërbimit falas të Check-Up.