Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndalon në Kosovë në 14 dhe 15 qershor, e më pas udhëton drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Ofensiva e re diplomatike e zyrtarit të lartë europian është e dyta në Ballkan brenda një harku të shkurtër kohor, pasi në muajin maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.