Top Channel/ Ç’fshihet te banesa ku u dhunua 17-vjeçarja në Fier, detaje rrëqethëse! Nga arma te…
07/07/2026 19:55

Dhunimi i një vajze 17-vjeçare në qytetin e Fierit është shndërruar në një nga ngjarjet më të rënda që ka tronditur opinionin publik, pasi pamjet e agresionit fizik u publikuan në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe rikthyer vëmendjen mbi mënyrën se si ishte trajtuar rasti nga institucionet. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026. E mitura ka kallëzuar se ishte dërguar në një banesë në qytetin e Fierit, ku më pas është dhunuar fizikisht nga disa vajza të tjera. Nga informacionet e bëra publike rezulton se ajo ishte ftuar nga bashkëmoshataret me pretekstin për të sqaruar një bisedë, por takimi përfundoi në një episod të rëndë dhune. Pamjet e filmuara gjatë ngjarjes tregojnë 17-vjeçaren duke u goditur me shuplaka dhe grushte nga dy vajza të tjera, ndërsa njëra prej tyre filmonte gjithë skenën dhe dëgjohet duke i nxitur të vazhdonin agresionin. Videoja u bë publike vetëm disa javë më vonë, duke sjellë reagime të forta në opinionin publik. Sipas familjarëve dhe fqinjëve, vajza kishte ndërprerë shkollën dhe po ndiqte një kurs parukerie me synimin për të mësuar një profesion. Pikërisht pas kthimit nga kursi, sipas dëshmisë së fqinjës së saj, disa vajza i kishin dalë përpara dhe i kishin thënë: "Hajde se kemi një sqarim". Fillimisht, 17-vjeçarja kishte propozuar që sqarimi të bëhej aty ku ndodheshin, por më pas ishte marrë dhe ishte dërguar në një banesë, ku ndodhi dhunimi. Ndërkohë, fqinja e familjes tregoi se pas dhunës gjendja psikologjike e vajzës u përkeqësua ndjeshëm. Sipas saj, e reja kishte kaluar në depresion, trembej sapo dëgjonte zhurma dhe kishte qëndruar për një javë e shtruar në repartin e psikiatrisë. Sinkron fqinja e vajzës se dhunuar Pas kthimit në shtëpi, e mitura nuk kishte treguar menjëherë se çfarë kishte ndodhur. Nëna kishte vënë re gjendjen e saj të rënduar dhe e kishte pyetur për arsyen. Vajza kishte thënë fillimisht se ishte sëmurë dhe madje kishte marrë edhe serum. Vetëm më pas ajo kishte rrëfyer se ishte dhunuar. Një ditë pas ngjarjes, prindërit e saj e denoncuan rastin në Policinë e Fierit. Sipas familjarëve, ata iu drejtuan disa herë institucioneve për të marrë informacion mbi ecurinë e çështjes, ndërsa, sipas tyre, u ishte komunikuar se procedimi ishte në ndjekje të Prokurorisë. Ata pretendojnë se rasti nuk mori vëmendjen e duhur deri në momentin kur pamjet filmike u publikuan në rrjetet sociale. ‘Sinkron’ Video e dhunes Në një prononcim për Top Channel, nëna e 17-vjeçares, mes lotësh, u shpreh se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj. "Po më shkatërrohet jeta e vajzës", tha ajo, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe duke shtuar se tashmë jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes. Sinkron nena e vajzës Edhe gjyshi i vajzës deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për ngjarjen dhe se e kishte mësuar atë vetëm përmes televizionit. Ai tha se mbesa kishte lënë shkollën dhe ndiqte një kurs për parukiere, ndërsa shtoi se nuk dinte detaje mbi atë që kishte ndodhur dhe nëse rasti ishte denoncuar menjëherë. Sinkron gjyshi i vajzës Nga ana tjetër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bëri të ditur se ngjarja ishte trajtuar menjëherë nga organet ligjzbatuese dhe se ishte objekt i një procedimi penal. Sipas njoftimit zyrtar, më 10 qershor 2026 Komisariati i Policisë Fier referoi materialet procedurale për ngjarjen e ndodhur më 8 qershor, ku një shtetase e mitur kishte kallëzuar se ishte dërguar në një banesë dhe më pas ishte dhunuar fizikisht nga disa shtetase të tjera. Mbi bazën e materialeve të referuara, Prokuroria regjistroi procedim penal për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 110, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59