Top Channel/ Ç’fsheh Sangiuliano dhe e dashura? Zbulimi që tronditi qeverinë, lidhja me Berlusconin
07/09/2024 19:56

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano dha dorëheqjen pas një skandali me të dashurën e tij të fshehtë, Maria Rosaria Boccia, e cila postoi në LinkedIn se ishte emëruar si këshilltare e tij, duke tronditur kështu qeverinë e Melonit. Boccia publikoi disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune. “E kam shoqëruar si këshilltare për ngjarjet e mëdha dhe e kam ditur gjithmonë se ministria ka paguar, sikurse e nxjerrin në pah emailet që kam marrë nga kreu i sekretariatit”, u shpreh Boccia, që komentoi më tej deklaratat e Sangiuliano në intervistën 15-minutëshe në Tg1: “Ai zbuloi informacione të pasakta. Unë kam qenë gjithmonë me ministrin, jo në udhëtime të shkurtra, por gjithmonë në udhëtime të gjata”. Sipas Boccia, ajo dhe Sangiuliano kanë marrë pjesë në evente dhe koncerte, shpenzimet e të cilave janë mbuluar nga buxheti i ministrisë. “Kemi bërë edhe transferime personale, për koncerte si Coldplay dhe Il Volo. Nga Roma, ne u nisëm për në Pompei. Ne shkuam në eventet e mia personale dhe private, ku ai donte të merrte pjesë. Një event në bazën e Forcave Ajrore në Romë dhe një tjetër, por ashtu në Romë. Boccia, shkoi më tej duke pretenduar se ka disa njerëz që shantazhojnë ministrin për përfitimet që ajo ka marrë. “Kam dëgjuar biseda me mesazhe konkrete nga njerëz që për mendimin tim kanë shantazhuar ministrin. Mund të them se ka redaktorë të të përjavshmeve”, u shpreh Boccia.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57