Situata e tensionuar mes Izraelit dhe Hamasit po rëndohet gjithnjë e më tepër, ku asnjëra nga palët nuk po rresht së sulmuari me çdo mjet të mundshëm që kanë në disponim. Nivelet e shkatërrimit janë shumë të mëdha dhe bilanci i viktimave po rëndohet më tepër me kalimin e orëve. Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat vendase, Izraeli pritet të nisë një operacion masiv tokësor kundër Hamasit në Gaza në 24-48 orët e ardhshme.