Top Channel/ Cfarë përmban propozimi francez, zbardhen shtatë pikat!
12/07/2022 23:42

Ligjvënësit maqedonas i morën më në fund tre nga katër dokumentet e lidhura me propozimin e shumëdebatuar francez, që pretendon t`i japë rrugën zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ne Sofjen, e për rrjedhojë, edhe celjes së negociatave me BE-në. Paqartësitë megjithatë, vazhdojna të rrethojnë ende këtë proces. Por, cfarë përmban propozimi france? Ai përbëhet nga 7 pika, megjithatë pjesa që ka ngjallur më së shumti debate lidhet me gjuhën dhe të kaluarën historike. Në propozimin francez, gjuha maqedonase përcaktohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, por në të njëjtën kohë nënvizohet se në raport me këtë cështje, BE-ja do t’i marrë parasysh deklaratat e të dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Pavle Trajanov, i Lidhjes Demokratike ka hartuar disa konkluzione mbi të cilat thotë se palët mund të diskutojnë. Në mesin e tyre, ai kërkon që korniza negociuese ta njohë gjuhën maqedonase si zyrtare pa asnjë mundësi për deklarata unilateral, ndërsa kërkon që çështjet bilaterale të mos jenë pjesë e kornizës. Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”. Vec gjuhës, edhe pretendimi i ndryshimeve kushtetuese me qëllim përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutes, ka shkaktuar debate të mëdha. Në pikën e tretë të propozimit theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55