Protesta në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të, ndërsa tubimi i sotëm vjen pas një përplasjeje mes vetë protestuesve ditën e djeshme. Si çdo mbrëmje, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Më pas, ata janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe me kërkesat për rrëzimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.