Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, çështja nuk përfundon me vendimin e sotëm. Si Mbrojtja, ashtu edhe Prokuroria e Specializuar kanë të drejtë të apelojnë. Apeli shqyrtohet nga një panel prej tre gjyqtarësh.