Bashkimi Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë perëndimorë, shpallën sanksione të reja kundër Rusisë - për shkak të pushtimit të Ukrainës - të cilat përfshijnë edhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërbankare, SWIFT. SWIFT, ose “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në Botë”, është një sistem komunikimi, që lehtëson pagesat e shpejta ndërkufitare, duke bërë që tregtia ndërkombëtare të zhvillohet më lehtë.